Policia jep detaje për policin e vrarë në Zllatar të Prishtinës
BKT
Lajme

Policia jep detaje për policin e vrarë në Zllatar të Prishtinës

Policia e Kosovës ka dalë me detaje me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës mbrëmë vonë në fshatin Zllatar të Prishtinës.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull  kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme