​Ministri Sveçla i kërkoi IPK-së hetim të plotë për vrasjen e policit
BKT
Lajme

​Ministri Sveçla i kërkoi IPK-së hetim të plotë për vrasjen e policit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë aksidentalisht në fshatin Zllatar të Prishtinës, duke thënë se ka kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.

Sveçla ka shkruar në "Facebook", se në orët e hershme është njoftuar për incidentin me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar nga i cili ka humbur jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lirim Haxholli.

“Shpreh ngushëllimet e mija familjes së të ndjerit për humbjen e familjarit të tyre. Me të marrë lajmin, kam kontaktuar Kryeshefin e IPK-së nga i cili kam kërkuar angazhimin maksimal të këtij institucioni në hetimin e plotë të kësaj ngjarje dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur. Tashmë janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie të vihen para përgjegjësisë”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme