Tetë të vdekur e 249 raste pozitive me COVID-19
BKT
Lajme

Tetë të vdekur e 249 raste pozitive me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 249 raste të reja, nga testimi i 2,804 të dyshuarve për koronavirus.

Njoftimi i MSH-së

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

Në total numri i rasteve aktive është 5.073


MË SHUME NGA Lajme