14:53 / 19.02.2022
Ulpiana dhe Malisheva ndajnë pikët
Ulpiana dhe Malisheva kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur në kuadër të Javës së 20-të të BKT Superligës së Kosovës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1, transmeton RtkLive.com
Po luhej minuta e nëntëmbëdhjetë kur Ulpiana kaloi në epërsi, pasi Marcelei Santos realizoi nga penalltia.
Barazimi i Malishevës erdhi kur Xhevdet Shabani realizoi një gol spektakolar me të majtën e tij.























