Liderja opozitare demokratike e Bjellorusisë, takohet me Kurtin
BKT
Lajme

Liderja opozitare demokratike e Bjellorusisë, takohet me Kurtin

Liderja e opozitës demokratike në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya ka takuar kryeministrin e Kosovës, në Konferencë për Siguri që po mbahet në Mynih.

Tikhanovskaya, ka thënë se në takimin e parë me Kurtin ka ndjerë një lidhje, ndërsa ka përmendur që ashtu si bashkëshorti i saj, edhe Kurti ka qenë i dënuar me vite burgim për mbrojtjen e demokracisë para 20 viteve.

Ajo ka falenderuar Kosovën për sanksion ndaj regjimit autoritar në Bjellorusi, ndërsa ka thënë se bjellorusët e vlerësojnë këtë solidaritet

"Takimi ynë i parë personal – dhe ndjeva një lidhje me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ashtu si bashkëshorti im Siarhei, ai u dënua me vite burg për mbrojtjen e demokracisë 20 vjet më parë. Falënderoj Kosovën që iu bashkua sanksioneve – Bjellorusët e vlerësojnë këtë solidaritet", ka shkruar në Twitter, Tikhanovskaya. 


MË SHUME NGA Lajme