Gjilani mposht Feronikelin
BKT
Sport

Gjilani mposht Feronikelin

Gjilani rikthen kreun e tabelës pas fitores ndaj Feronikelit.

Gjilani ka regjistruar një fitore me jo shumë mund në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës duke e mposhtur skuadrën në krizë Feronikelin me rezultat 3-1. Krasniqi, Prekazi dhe Kqiku shënuan për skuadrën e Munishit duke siguruar një trepikësh që i rikthen ata në pozitën e parë në tabelë me 39 pikë, një më shumë se rivali lokal Drita. Golin e vetëm për nikoqrët e ka realizuar Cervadiku.