Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë është Adrian Gurma kryebashkiak i Sarandës. Ai flet për Sarandën, markë e konfirmuar e turizmit shqiptar.

Kurse Blerinë Ukshini, koordinatore e projekteve në Germin, flet për hapjen e thirrjes për projektet “diaspora për gratë ndërmarrëse”.

Të hënën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Për këtë do të ketë të ftuar mësues dhe nxënës.

Ndërsa Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme