Murinhos mund t`i kushtojnë fjalët që ia tha gjyqtarit
BKT
Sport

Murinhos mund t`i kushtojnë fjalët që ia tha gjyqtarit

José Mourinho mund të dënohet me dy ose tre ndeshje për fjalët që ia tha gjyqtarit Luca Pairetto.

Trajneri i Romës u përjashtua nga loja në pjesën e dytë në barazimin 2-2 kundër Hellas Veronas të shtunën. “Giallorossët” u rikthyen pas dy golave disavantazh, por Mourinho humbi durimin duke bërë një gjest me “thirrje telefonike” me dorën e tij.

Gazeta “La Stampa” shton një tjetër detaj që mund t'i kushtojë Mourinhos me një pezullim të gjatë.

Gazeta me bazë në Torino raporton se Mourinho i ka bërtitur Pairettos: me fjalët “Ata të dërguan këtu me qëllim, Juventusi të dërgojë”

“Bianconerët” janë kundërshtarë të drejtpërdrejtë të Romës për një vend në top katërshe dhe janë gjashtë pikë mbi Romën në tabelën e Serie A.

Vëllai i Pairettos, Alberto ka punuar për Juventusin gjatë tetë viteve të fundit si shef i të ardhurave të stadiumit. Babai i tyre Pierluigi ishte një ish-arbitër i Serisë A, i dënuar pas skandalit “Calciopoli”.

Pairetto, 37 vjeç, është një nga gjyqtarët më me përvojë të Serie A. Ai ka ndarë drejtësinë në 92 ndeshje në ligën elitare të Italisë dhe u promovua si gjyqtar ndërkombëtar shtatorin e kaluar.