Mancini: Dua ta dërgoj Italinë në Botëror
BKT
Sport

Mancini: Dua ta dërgoj Italinë në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini është optimist se skuadra e tij mund ta kalojë me sukses turneun e “play-off”-it për ta siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Katari 2022”.

Kampionët në fuqi të Evropës në fund të marsit do të luajnë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, derisa më pas në finale me fituesin e ndeshjes Portugali-Turqi.

“Në jetë dhe në punë janë disa momente më të vështira, por besoj se forca jonë del në pah pikërisht në këto momente”, ka thënë Mancini kur është pyetur për ndeshjet e muajit mars.

“Duam që të shkojmë në Botëror sepse është diçka shumë e rëndësishme, sepse kemi mundësinë që të përjetojmë një ëndërr të mrekullueshme, madje edhe mundësinë për ta fituar, përse jo”, ka shtuar tekniku.

“Do të jetë e vështirë, por ne do të japim maksimumin. Do të arrijmë që ta çojmë Italinë në Kupën e Botës”, ka thënë Mancini./RTKlive/