Genc Hamiti, “Ylli i Javës” në Superligë
BKT
Sport

Genc Hamiti, “Ylli i Javës” në Superligë

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 20-të në Superligë është shpallur futbollisti në radhët e KF Drenica, Genc Hamiti.

Mesfushori ofensivë i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kundër KF Dukagjini, me rezultat 1:2.

Ai asistoi në të dy golat për bashkëlojtarët e tij, derisa ishte mjaft kreativ gjatë tërë ndeshjes, duke qenë më i merituari që Drenica arkëtoi tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Pas kësaj fitoreje FC Drenica stabilizohet në renditjen, pasi aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të në  BKTSuperligë me 27 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e KF Drenica, Genc Hamiti e ndau Fatmir Tupella, menaxher i degës së BKT në Drenas.