SHKK del me sqarim pas dështimit të seancës në rastin e Donjeta Pajazitajt
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka dalur me një sqarim pas dështimit të mbajtjes së seancës për rastin e Donjeta Pajazitajt.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, urdhëresa për përcjelljen e të akuzuarit në gjykatë, i ka shkuar me vonesë duke bërë të pamundur sigurimin e transportit për të akuzuarin.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
“Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për t’u realizuar sot më 21.02.2022”, thuhet tutje në njoftim.























