08:52 / 22.02.2022
Chelsea nis bisedimet për kontratën e re të Kantes
Chelsea i ka hapur bisedimet me N`Golo Kante për vazhdimin e kontratës.
Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit skadon pas 18 muajsh, por të kaltrit duan që të sigurojnë shërbimet e lojtarit për një afat më të gjatë.
Kante është paraqitur në 16 ndeshje në Premier League për Chelsean deri më tani këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe dy asistime./RTKlive/























