Emra njofton largimin nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Norvegji
Uliks Emra e ka konfirmuar largimin e tij nga posti i Ambasadorit të Kosovës në Norvegji.
Emra nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se vendimi për tërheqjen e tij nga pozita e ambasadorit ishte i papritur dhe i paargumentuar.
Ndërkohë, deri më tash nuk ka ende ndonjë konfirmim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me largimin e Emrës.
Postimi i plotë nga Uliks Emra në Facebook:
Të nderuar dhe shumë të respektuar bashkatdhetar, qytetar të Republikës së Kosovës, përfaqësues të mediave:
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm dhe kërkesave të shumta të cilat i kam pranuar nga bashkatdhetarët në Norvegji, qytetarëve nga RKS por edhe nga mediat, me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik ju konfirmoj që:
VENDIMI mbi Tërheqjen time të Parakohshme (të papritur dhe të pa argumentuar) nga posti i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Norvegji, me arsyetimin “zyrtar” “PËR NEVOJA PUNE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME”, është i vërtetë.
Në këtë mënyrë konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti.























