Takimi trepalësh Lajçak-Bislimi-Petkoviq fillon në orën 15:00
BKT
Lajme

Takimi trepalësh Lajçak-Bislimi-Petkoviq fillon në orën 15:00

Gjeraqina Tuhina

Takimi trepalësh në kuadër të dilaogut në mes të Kosovës dhe Serbisë do të nisë në orën 15:00.

Në takim do të jenë përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i përbashkët është zhvilluar herën e fundit në fillim të shtatorit. Ndonëse kishin ardhur për dialog edhe dy herat tjera, në fund të shtatorit si dhe në nëntor, Bislimi dhe Petkoviq kanë biseduar ndaras me Lajçakun por nuk kanë zhvilluar takime të përbashkëta.

Gjatë ditës, delegacioni kosovar dhe ai serb kanë zhvilluar takime të ndara me Miroslav Lajcak.

Pritet që gjatë takimit të përbashkët të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me targat e automojeteve, të pagjeturit dhe energjetika, ndërsa pala serbe ka parlajamëruar se do e ngrisë çështjen e Aasociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çështjet e votës së qytetarëve serb të Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme të cilat në Serbi do mbahen më 3 prill.

Pala evropiane e ka organizuar këtë takim për të parë se cilat janë mundësitë e organizimit të takimit në nivelin më të lartë politik, përkatësisht në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kuritit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Qëllimi është që një takim i tillë të organizohet në javët në vijim e gjithsesi para zgjedhjeve serbe ne menyrë që të gjindet një zgjidhje per votat e serbëve të Kosovës për zgjedhjet e Serbisë e të evitohet skenari i 16 janarit, kur atyre iu pamundësua votimi në vendovotime për referendumin kushtetues në Serbi që u mbajt me 16 janar.

Nga atmosfera që do dominoj në takimin e kryenegociatoërev varet edhe organizimi i takimit të liderëve.


MË SHUME NGA Lajme