Një i vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19
Një person ka vdekur dhe 158 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Njoftimi i plotë i MSh-së:
22 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.808.724 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.
Në total numri i rasteve aktive është 3.396.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!























