Konjufca: Njohja e pavarësisë nga Vatikani përshpejton integrimin e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim monsinjor Jean-Marie Speich, delegat apostolik për Kosovë dhe njëherësh Nunc Apostolik në Slloveni.
Në një komunikatë për medie thuhet se Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Vatikanit, duke theksuar se Selia e Shenjtë dhe personalisht Papa Gjon Pali II kanë qenë gjithmonë në përkrahje të aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Duke u fokusuar në rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike, kryetari Konjufca vuri në pah se njohja e pavarësisë nga shteti i Vatikanit do ta përshpejtonte procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve të ndërsjella dhe angazhimi i përbashkët për të përparuar në marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë.























