​Ngrihet aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet I’’
BKT
Lajme

​Ngrihet aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet I’’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 21 të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrim me subvencione” dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet  L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet  S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro.

"Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500.000.00) euro, si dhe të disa veturave", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme