Chelsea e Juventusi shkojnë në pushim me epërsi minimale
BKT
Sport

Chelsea e Juventusi shkojnë në pushim me epërsi minimale

Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të kësaj mbrëmje në kuadër të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me epërsi minimale 1-0, derisa golin e vetëm e realizoi me kokë mesfushori gjerman Kai Havertz në minutën e tetë të ndeshjes pas harkimi nga këndi të Hakim Ziyech.

Me po të njëjtin rezultat, 1-0, ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes tjetër, asaj ndërmjet Villarrealit dhe Juventusit që po zhvillohet në Spanjë.

Ishte sulmuesi Dusa Vlahovic ai që shënoi pas vetëm 36 sekondave t’i dhënë kështu epërsinë e parë skuadrës së trajnerit Maximiliano Allegri.