Szunyog shprehet i shqetësuar për mungesën e kuorumit në Kuvend
BKT
Lajme

Szunyog shprehet i shqetësuar për mungesën e kuorumit në Kuvend

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur shqetësimin për mungesën e kuorumit në Kuvendin e Kosovës dhe ndonjëherë ecurinë e ngadaltë të akteve kyçe legjislative në Kuvend.

Këto komente, Szunyog i bëri në tryezën me temën, “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”. Ai tha se është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces.

Sipas tij, është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE, të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi.


MË SHUME NGA Lajme