12:52 / 23.02.2022
VV kërkon të mos kompensohen deputetët për derivate
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.
Për këtë kërkesë të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, që parasheh heqjen e kompensimit të deputetëve për derivate, shefja e GP nga VV, Mimoza Kusari Lila ka thënë se duhet të vendoset një tavan për shpenzimet mujore të një deputeti.
Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se kërkesa e kryetarit të Kuvendit është e paqartë. Madje, Hoti kërkoi që t’u jepet më shumë kohë grupeve parlamentare për diskutim.
Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku, kërkesën e VV e ka quajtur një “fasadë”, pas shpërthimit të debatit për shpenzimet e deputetëve për naftën.























