Faturat e rrymës me ngritje për muajin shkurt kanë ngjallur reagime
Faturat e rrymës me ngritje për muajin shkurt kanë ngjallur reagime të shumta. Andaj, edhe vetë ministrja e Ekonomisë ka kërkuar nga KESCO që të dalë me një sqarim publik, pasi edhe ajo u pajtua se ka pasur paqartësi në fatura.
Kurse zyrtarët e KEDS-it thonë se nuk ka pasur gabime në faturim, por për shkaqe teknike nuk janë vendosur të gjitha kalkulimet në fatura.
Faturat me çmimin e ngritur të energjisë elektrike për muajin shkurt kanë ngjallur reagime të shumta.
Amvisëritë e bizneset janë ankuar për paqartësi në fatura, për çka ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar sqarim nga KESCO.
Por, sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk ka pasur gabime në faturim, por për shkaqe teknike nuk janë vendosur të gjitha kalkulimet në fatura.























