Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3 viktima nga virusi COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, po ashtu gjatë kësaj kohe janë raportuar 257 raste të reja me këtë virus.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.809.730 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.

Në total numri i rasteve aktive është 3.057.


MË SHUME NGA Lajme