Kurti priti në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën
BKT
Lajme

Kurti priti në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim delegatin apostolik të Vatikanit për Kosovën, nuncin apostolik në Slloveni, Jean Marie Speich, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për raportet e mira me Selinë e Shenjtë dhe për gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre.

“Kryeministri Kurti tha se është i inkurajuar nga gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe shtoi se Kosova është e gatshme të ketë një mision të veçantë për Vatikan”, thuhet në njoftim  .

Kurti e njoftoi nuncin apostolik me arritjet dhe sfidat në qeverisje, për menaxhimin e pandemisë, reformat në sistemin e drejtësisë dhe angazhimin e shtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme