20:23 / 23.02.2022
AAK njofton se do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil
Grupi parlamentar i AAK-së është deklaruar se do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së njëjtës gjini.
“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.























