Liverpooli kërcënon Cityn, mposhtet Tottenhami
BKT
Sport

Liverpooli kërcënon Cityn, mposhtet Tottenhami

Janë zhvilluar të mërkurën tri ndeshje në kampionatin anglez Premier Ligë, të prapambetura për shkak të rasteve me Covid-19 javë më parë.

Liverpooli ka regjistruar një fitore të re duke e mposhtur Leds Unitedin me rezultat të thellë 6-0 në “Anfield Raod” me dy golat e Mohamed Salah, dy të tjerë nga Mane dhe nga një të Joel Matip dhe Van Dijk. Kjo fitore e çon skuadrën e Jurgen Klopp në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, vetëm tri më pak se lideri Manchester City. Në ndeshjen tjetër, Tottenhami është befasuar duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Burnleyt, vetëm pak ditë pas fitores ndaj Manchester Cityt. Skuadra e Contes ka vetëm një fitore dhe katër humbje në pesë ndeshje e fundit në kampionatin anglez duke u renditur në vendin e tetë me 39 pikë. Ndeshja tjetër ishte ajo ndërmjet Watfordit dhe Crystal Palace e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 4-1.