Zelensky: Rusia ka sulmuar rojet kufitare e disa infrastruktura të Ukrainës
BKT
Lajme

Zelensky: Rusia ka sulmuar rojet kufitare e disa infrastruktura të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij. Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës

"Ukraina kërkon paqe. Ne bëm gjithçka për të!", tha ai në një fjalim drejtuar ukrainasve.

Zelensky tha se ka shpallur gjendjen ushtarake dhe u kërkon ukrainasve të qëndrojnë në shtëpi.

“Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon”, thotë ai. “Mos u frikësoni. Ne jemi të fortë. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do t'i mposhtim të gjithë. Sepse ne jemi Ukraina", theksoi ai.


MË SHUME NGA Lajme