`FlightRadar24` tregon hapësirën ajrore të zbrazët mbi Rusi dhe Ukrainë
“FlightRadar24” tregon hapësirën ajrore të zbrazët mbi Rusi dhe Ukrainë Ukraina të enjten e mbylli hapësirën e vet ajrore për fluturime civile, duke e cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë, ndërsa rregullatori evropian i aviacionit gjithashtu paralajmëroi për rrezik për fluturimet në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të aktiviteteve ushtarake.
Fotografia nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve “Flightradar24” tregojnë kryesisht hapësirën ajrore të zbrazët mbi Ukrainë dhe Rusi, me avionë në zonë që largohen nga rajonet kufitare.
Autoritetet e aviacionit të Ukrainës pak orë më parë lëshuan një njoftim që kufizonte hapësirën ajrore të vendit, duke mbuluar rajonet rreth Kievit, Dnipros, Lviv, Odessa dhe Simferopol.
Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit paralajmëruan gjithashtu se çdo avion civil pranë kufirit ukrainas mund të përballet me “rrezik të lartë” për t’u shënjestruar.
























