13:27 / 24.02.2022
Osmani: Jemi në linjë me aleatët për parandalimin e destabilizimit në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit pas sulmit rus në Ukrainë.
Osmani ka njoftuar për takimin përmes një postimi në Twitter ku ka shkruar se Kosova dënon fuqimisht agresionin e Rusisë dhe se janë në koordinim me aleatët për të parandaluar destabilizimin në rajon .
“U takova me ambasadorin amerikan në Kosovë për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Ne e dënojmë fuqimisht agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.























