Është herët për ta shqyrtuar të ardhmen, thotë Herrera
BKT
Sport

Është herët për ta shqyrtuar të ardhmen, thotë Herrera

Sulmuesi i Manchester Cityt, Yangel Herrera, i cili po luan tek Espanyoli në formë huazimi, thotë se nuk është koha për të shqyrtuar të ardhmen.

Pas periudhës së suksesshme në sezonin e kaluar tek Granadën, Herrera këtë sezon është i huazuar tek Espanyol. Ai po shfaq formë të lartë këtë edicion të garave.

“Unë mendoj se ende është herët për shqyrtuar të ardhmen”, tha Herrera për mediet spanjolle, transmeton RTKLive.com.

“Jam i foksuar që ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të tregoj performancën më të mirë personale”, theksoi ai.

Herrera është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane, por sipas tij, ‘në verë do të vendoset e ardhmja e tij”. /RTKLive/