Reagojnë shtetet fqinje të Ukrainës
BKT
Lajme

Reagojnë shtetet fqinje të Ukrainës

Kane reaguar edhe shtetet fqinje të Ukrainës pas agresionit të sotëm rus. Ato kanë shprehur solidaritet me popullin ukrainas dhe strehë për të ikurit. Ndërsa, Ukraina i ka kërkuar Turqisë që t`i mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse.

NATO do të forcojë praninë e saj në krahun lindor të territorit aleat, i cili përfshin Sllovakinë. Ministri i Mbrojtjes Jaroslav Naç raportoi për këtë rezultat të seancës së Këshillit të NATO-s. Një mision i pranisë së zgjeruar përpara të NATO-s do të pozicionohet në Sllovaki.

Presidenti sllovak tha më herët sot se Sllovakia do t'u ofronte strehim ukrainasve që vijnë përtej kufirit.

Sllovakia ka nisur planifikimin e misionit, i cili do të ketë për detyrë mbrojtjen e vendit.

E presidenti i finlandez Sauli Niinistö tha në një konferencë për shtyp se sulmi ushtarak i Rusisë gjatë natës në Ukrainë kishte qenë një "tronditje për të gjithë", pasi vendet perëndimore kishin shpresuar për të gjetur një zgjidhje diplomatike për tensionet.

"Ngushëllimet tona të thella janë me popullin e Ukrainës. Në Kiev,e njerëzit e pafajshëm po përjetojnë tmerret e luftës," tha Niinistö, duke shtuar se Finlanda "dënon fuqishëm" veprimet e Rusisë dhe kërkon një fund të menjëhershëm të armiqësitë.

Ndryshe Ukraina i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse, tha ambasadori i Ukrainës në Ankara. Sipas Konventës ndërkombëtare të Montreux, Turqia anëtare e NATO-s ka kontroll mbi kalimin e anijeve midis Mesdheut dhe Detit të Zi, duke e bërë atë një lojtar potencialisht kyç në çdo konflikt ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ekziston nevoja për të kërkuar mënyra për të parandaluar gjakderdhjen dhe masakrën në Ukrainë, tha presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në një takim operacional me ushtrinë në Minsk.

Kreu i shtetit kujtoi se presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në Donbas.

Herët në mëngjes liderët e Bjellorusisë dhe Rusisë në një bisedë telefonike diskutuan se si po zhvillohet situata në këtë rajon.

Edhe Presidenti rumun dënon sulmin kundër një shteti të pavarur dhe sovran. Presidenti Klaus Iohannis tha se Rumania, së bashku me të gjithë komunitetin demokratik ndërkombëtar, e kundërshton me vendosmëri një sjellje të tillë të papërgjegjshme që cenon bazën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rendin aktual në të drejtën ndërkombëtare", deklaroi administrata presidenciale mëngjesin e sotëm.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka nënshkruar një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kundër kërcënimeve të jashtme.

Nauseda, i cili kryesoi Këshillin e Mbrojtjes së Shtetit të liderëve të lartë politikë dhe ushtarakë, i bëri thirrje gjithashtu BE-së të vendosë sanksione më të forta të mundshme jo vetëm kundër Rusisë, por edhe Bjellorusisë që ndihmon sulmin ndaj Ukrainës nga veriu. Ai përsëriti zotimin e tij për të mbështetur plotësisht Ukrainën.

Lituania së fundmi ka dalë nga gjendja e parë e jashtëzakonshme e shpallur në nëntor për shkak të fluksit të emigrantëve nga Bjellorusia. 


MË SHUME NGA Lajme