14:41 / 25.02.2022
Lufta në Ukrainë, Serie A shtyn ndeshjet nga 5 minuta
Invazioni rus mbi Ukrainën ka ndikuar pashmangshëm edhe në sport, ku shumë ekipe kanë hequr sponsorët e tyre që ishin nga Rusia.
Ndërkohë reagim ka pasur edhe nga Federata Italiane e Futbollit. Drejtuesit kanë vendosur që fillimi i çdo ndeshjeje të shtyhet me pesë minuta për të dhënë një mesazh proteste për atë që po ndodhë.
Nga ana tjetër për këtë çështje foli edhe presidentin i FIGC, Gabriele Gravina. “Vlerat universale të sportit kërkojnë që ne të reflektojmë. Sporti nuk angazhohet në politikë, por bërtet për paqe”.























