Ibishi: NATO, digë që nuk do të lejojë të zgjerohet konflikti
BKT
Lajme

Ibishi: NATO, digë që nuk do të lejojë të zgjerohet konflikti

Lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim në të gjithë rajonin. Kështu ka deklaruar për RTK-në njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi. Megjithatë, ai pret që konflikti të mos zgjerohet jashtë kufijve të Ukrainës.

"NATO është një digë që konflikti të mos zgjerohet më tej. Sa i përket rajonit, ku jemi edhe ne, duhet të jetë një unitet i shprehur. Këtë e pashë edhe takimin e djeshëm të Këshillit për Siguri Kombëtare, por kjo nuk duhet të jetë vetëm me takime formale pa një substancë në kuptim të ndërmarrjes së masave”, ka theksuar Ibishi.

Ai ka thënë se tani duhet pasur parasysh se pasojat e situatës në Ukrainë, do të vërehen edhe në vendin tonë në aspektin e mirëqenies së qytetarëve.

“Lufta në Ukrainë pashmangshëm prek edhe mirëqenien e qytetarëve tanë, si pasojë e mungesës së mallrave strategjik, furnizimit etj. Prandaj, qysh tash duhet të mendohet në kuptim të rezervës strategjike, por edhe në aspektin e financave, për financimin e sektorit të sigurisë dhe masat tjera që realisht vijnë si kompetencë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, ka shtuar Ibishi./RTKlive/   


MË SHUME NGA Lajme