Lala: Finalja e Conference League në Tiranë, jemi të lumtur
BKT
Sport

Lala: Finalja e Conference League në Tiranë, jemi të lumtur

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, ka komentuar organizimin në Tiranë të finales së Europa Conference League.

“Jemi shumë të lumtur që do të organizojmë një kompeticion të tillë në Tiranë. Europa Conference League, është një mundësi për skuadrat e vogla që të bëjnë mirë në këtë kompeticion të ri dhe të arrijnë suksese. Si favorite mendoj se Roma, Marseille dhe Leicester kanë diçka më shumë dhe mund të arrijnë larg”.