10:26 / 27.02.2022
Mehaj takon Kajar, i kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në veri
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar.
Përmes një shkrimi në rrjetin social "Facebook", Mehaj tregon se ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.
“Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit”, ka shkruar ai.























