Vdes këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra
BKT
Kulturë

Vdes këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore ka vdekur sot (e diel) në moshën 73 vjeçare.

Ai u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.

Në vitin 1980, Luan Hajra e kishte publikuar albumin “Nga Repertuari i Luan Hajres”.

Kënga e tij më e njohur është “Rroka mandolinën”.

Këngët e tij më të njohura janë:

“A s’ma falë”, “Dashurova unë një vajzë”, “Erë e let”, “Isha vetëm tuj mendu”, “Jasemin moj të vjen era”,  “Je e bukur”, “Ka nja disa muaj”, “Kallma cigaren”, “Kapetan o i ri”, “Ku po shkon moj gocë e vogël”,  “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, “Lulëzo natyrë”, “Meme hajde nori meme”,  “Në bankën e shkollës o mike”, “Nëpër shtyllat e telefonit”, “O ç’jam tuj shku rrugës së ngushtë”, “O zambaku i bardhë”, “Oda me tavan”, “Ore çun bre çun”, “Po ta marrë kangën me saze”, “Qaj gitarja ime”,  “S’paske pas nji pikë mëshire”, “Sytë e shkruar”,  “Te dugaja e re”, “Tuj shetit”, “Unë me ty, ti me mu”,  “Zambaku i bardhë”.


MË SHUME NGA Kulturë