Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Lidhje të drejtpërdrejt do të ketë nga Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Zhvillmit Urban.
Liridon Aliu - psikolog do të flas për sindromën e “Djegies profesionale” apo “Burnout”
Kurse Kaltrinë Ymeri – arkitekte do të flas për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore
Në lidhje të drejtpërdrejt, do të jetë gazetarja Venera Xhoxhaj Adili, nga ngjarja e përvjetorit të themelimit të ambulancës së parë të UÇK-së, e cila do të bashkëbisedoj me Agim Isufin, ish infermier.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























