23:14 / 27.02.2022
Barça fiton lojën ndaj Bilbaos, shkëlqen Dembele
Një Barcelonë shumë e ashpër dhe me lojë bindëse është parë edhe në ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Athletic Bilbaos të cilën e mposhti me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Camp Nou”.
Ishte Pierre Emerick Aubameyang ai që e shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 37’ dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Loja e bukur e katalanasve u pa edhe në pjesën e dytë e cila më pas soli edhe tre gola të tjerë. Ousmane Dembele e dyfishoi epërsinë në 2-0 në minutën e 73’, para se francezi te dhuronte edhe dy asiste për dy golashënuesit tjerë De Jong dhe Depay në minutat 90’ dhe 94’.
Barcelona është e renditur në vendin e katërt me 45 pikë, kurse Bilbao renditet e teta me 37 pikë.























