Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga konferenca ndërkombëtare e arkitekturës dhe zhvillimit urban.

Mysafire tjetër është Liridon Aliu psikolog. Ai flet për sindromin e “djegies profesionale” apo “burnout”.

Ndërsa Kaltrinë Ymeri arkitekte, flet për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore.

Ndërkaq Agim Isufi, ish infermier, flet për përvjetorin e themelimit të ambulancës së parë të UÇK-së.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme