Mbahet i mbyllur raportimi për statusin e personave të dhunuar në luftë
BKT
Lajme

Mbahet i mbyllur raportimi për statusin e personave të dhunuar në luftë

Ka filluar raportimi i përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura, meqenëse kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se kanë vendosur që për shkak të ndjeshmërisë, mediat të mos jenë prezente në raportim.

"Me marrëveshje me ata kemi vendosur që takimi të jetë i mbyllur. Do të deklarohemi pastaj, nëse e shohim të nevojshëm", ka thënë Balje.


MË SHUME NGA Lajme