12:09 / 28.02.2022
AAK kërkon debat parlamentar për sigurinë në vend
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon debat parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend, pas agresionit rus në Ukrainë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se kjo pikë nuk hyri në rend dite për seancën e radhës.
“Rrethanat të cilat janë krijuar në aspektin e sigurisë si në nivel ndërkombëtar nevojitet një reflektim. Ne kemi adresuar disa çështje me rendësi, siç është strategjia e re e vendit për sigurinë kombëtare që ka të bëjë me anëtarësim në NATO dhe fondin për ushtrinë”, tha Tahiri.























