Haxhiu: Njëri nga serbët e arrestuar në Prishtinë komunikonte me Rusinë
BKT
Lajme

Haxhiu: Njëri nga serbët e arrestuar në Prishtinë komunikonte me Rusinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi sot se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë ishte pjesë e Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se kishte kontakt me persona nga Federata e Rusisë..

Haxhiu në një konferencë për medie deklaroi se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata e Rusisë, individë të strukturave të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Ka mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi  ministrja Haxhiu.

Haxhiu kërkoi që institucionet e vendit, sidomos gjatë kësaj periudhe të krijuar në Ukrainë, të kenë bashkëpunim dhe jo injorim të rreziqeve të mundshme.

 


MË SHUME NGA Lajme