Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt lidhur me protestën e infermierëve.
Të martën mysafir do të jetë, Adem Gashi, shkrimtar, laureat i çmimit për vepër jetësore "Azem Shkreli".
Për ditën ndërkombëtare "Zero Diskriminim", flet, Naim Qelaj, avokat i popullit.
Për ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, do të flasin, Afrim Maliqi, drejtor i Handikosit dhe Kaltërina Misini, Zyrtare për Komunikim në Handikos.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























