Osmani: Titulli `Dr. Honoris Causa` simbol i miqësisë Kosovë-Turqi
BKT
Lajme

Osmani: Titulli `Dr. Honoris Causa` simbol i miqësisë Kosovë-Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me titullin “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë. Presidentja Osmani me këtë rast tha se është e nderuar me këtë çmim dhe i falënderoi në emër të saj dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Derisa e pranoi këtë çmim, Osmani tha se ky titull është simbol i miqësisë së sinqertë mes Kosovës dhe Turqisë.

“Jam shumë e nderuar të jem këtu sot, më lejoni të filloj duke ju falenderuar. Pranimi i kësaj mirënjohje përbën një moment të veçantë në rrugëtimin personal por edhe për edhe për kolegët e mi nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, familjen time, zotriun e parë dhe miqtë dhe kolegët tjerë. E pranoj këtë vlerësim dhe nder në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin e shtetit tim. Derisa e pranoj këtë çmim rikujtoj lidhjen unike në mes popujve tanë. Për më tepër do ta mbaj përgjithmonë këtë çmim si diçka shumë domethënëse dhe simbol të miqësisë së sinqertë mes dy shteteve tona. Pranimi i titullit “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti me nivel të lartë të Ankarasë, një nga më të njohurit në Turqi dhe përtej saj, është përveq nder edhe përgjegjësi”, tha Osmani.

Presidentja tha se zotohet se do ta mbajë këtë titull me krenari të lartë dhe se do t'i shërbejë të angazhohet për të punuar fort dhe për t'i promovuar vlerat për të cilat qëndrojnë që nga themelimi.

“Dua të zotohem këtu para jush sot se do ta mbaj këtë titull me krenari të lartë dhe do të angazhohem për të punuar fort, për të promovuar vlerat për të cilat qëndrojnë që nga themelimi. Dua të nënvizoj se gjithmonë ndjej një lidhje të veçantë me audiencën universitare, studentët dhe përfaqësuesit akademikë, ku pavarësisht ngritjes time akademike, marrë parasysh edhe faktin se për shumë vite kam  pasur nderin të ligjëroj në Kosovë por edhe jashtë, unë jam vërtetë e bindur se edukimi është vërtetë bartës i ndryshimeve dhe e ka transformuar shoqërinë për më mire”, tha tutje Osmani.


MË SHUME NGA Lajme