11:14 / 01.03.2022
AAK bojkoton mbledhjen, kërkon të raportojë ministri Aliu
Gjatë raportimit të zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, deputetja nga AAK-ja Albana Bytyqi ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit, për shkak siç tha ajo në raportim do të duhej të ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Komisioni vendosi që për mungesa të shumta për raportim nga ministri Aliu, t’i mundësohet të raportoj zëvendësministri i këtij dikasteri, Durmishi.
Komisioni shqyrton raportin e auditimit të përformancës “Vlera për para në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale” në Ministrinë e Infrastrukturës.























