Selakoviq reagon ndaj idesë që Kosova të anëtarësohet në KE
BKT
Lajme

Selakoviq reagon ndaj idesë që Kosova të anëtarësohet në KE

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka reaguar ndaj eurodeputetes, Viola von Cramon, duke e quajtur “lobuese e shqiptarëve”, pas mbështetjes së saj ndaj propozimit që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Advokimi i saj për pranimim e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kërkesat në rritje të Prishtinës për t’u anëtarësuar në NATO, jo vetëm që nuk i kontribojnë stabilitetit të Evropës, por përkundrazi rrezikojnë situatën politike dhe të sigurisë në rajon”, ka thënë Selakoviq në një deklaratë për shtyp.

Ky ministër konsideron se Kosovës “i mjaftojnë” kanalet e komunikimit “UNMIK-ut dhe Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurisë”.

“Çfarë përpjekje për anëtarësim në forume multilaterale duke e rivotuar Kosovën, jo vetëm që nuk do të kontribonte në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por do të kishte efekt të kundër”, shprehet ai.

Selakoviq shprehet për “respektim të ligjit ndërkombëtar”, dhe kundër shtetit të Kosovës, çka ai ende vazhdon ende ta quajë “separatizëm”.

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në Këshillin Evropian.

“Kam qenë duke e advokuar këtë gjë për një kohë të gjatë dhe pajtohem me propozimin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet që qeveria e Kosovës të aplikojë tani për anëtarësim në Këshillin Evropian”, shkroi Cramon.

Cramon e mirëpriti propozimit që kosovarët të jenë pjesë e sistemin evropian.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë plotësisht që të kenë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”, përfundoi Viola von Cramon.

I have been advocating this for a long time and thus agree with the @ESI_eu's proposal for #Kosovo government to apply for @coe membership now.

Citizens of Kosovo deserve full access to #Europe's oldest mechanisms for protection of #HumanRights, including #ECHR #ECtHR. https://t.co/kLIgpNliGm

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 28, 2022


MË SHUME NGA Lajme