12:10 / 01.03.2022
Kryetari i Kuvendit të Turqisë takoi presidenten Osmani
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, sot është takuar me Presidenten e Kosovës, z. Vjosa Osmani-Sadriu.
"Në Parlamentin tonë mirëpritëm Presidenten e Kosovës, z. Vjosa Osmani-Sadriu. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale, rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti për Ballkanin", ka shkruar në "Facebook" Şentop.
Ndryshe Osmani sot do të takohet edhe me homologun e saj turk, Rexhep Taip Erdogan.























