Quni: Të jemi të vëmendshëm ndaj çdo rreziku për destabilizim
BKT
Lajme

Quni: Të jemi të vëmendshëm ndaj çdo rreziku për destabilizim

Ish-ministri i mbrojtjes Anton Quni ka deklaruar se Kosova duhet të tregohet e vëmendshme ndaj zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë dhe paralajmërimeve për destabilizim të mundshëm të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk duhet të sillemi naiv ndaj çdo rreziku të supozuar pa marrë parasysh se dikush shkon aq larg sa mund ta paraqes situatën stabile e të qetë. Derisa në dimensionin teorik ekziston rreziku për destabilizim dhe derisa është në interes të Serbisë dhe Rusisë të shkaktojnë kriza të tilla, ne duhet të jemi të vëmendshëm, pasi është në interes të tyre që me kriza të reja ta zhvendosin vëmendjen e vendeve perëndimore nga Ukraina. Prandaj, ne nuk duhet të kemi panik, por duhet t’i ndërmarrim masat që të mos lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë dhe njëherësh të kërkojmë ndihmë edhe nga BE e nga NATO”, ka theksuar Anton Quni në një intervistë për “Lajmet e fundit” në RTK.

Ai ka folur edhe për mundësitë që Kosova ta shfrytëzojë situatën aktuale për anëtarësim në NATO.

“Tani kur po krijohet një rrethanë e re dhe kur secili shtet po ndjehet i rrezikuar nga agresioni rus, edhe BE dhe NATO janë të detyruara të krijojnë politikat e tyre të reja të sigurisë. Ne ballafaqohemi me disa vështirësi për shkak se disa shtete anëtare të NATO-s nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Por, ne kemi dëshmuar se jemi të gatshëm dhe kredibil për t’u anëtarësuar në NATO dhe është e drejtë e jona ta kërkojmë anëtarësimin. Kjo do të jetë në dobi të vendit tonë, regjonit dhe vetë NATO-s. Jam mëse i bindur se të gjitha apetitet e shteteve që kërkojnë destabilitet me anëtarësimin e Kosovës në NATO do të shuheshin”, ka nënvizuar Quni.


MË SHUME NGA Lajme