Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për marrëveshjen Kosovë-Danimarkë, për të burgosurit, impikimet në standardet e të drejtave të njeriut.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Vjena, lidhur me aktivitetin "KÂ takim me ambasadorët", të organizuar nga KÂ në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptarë në Vjenë, flet kryetari i shoqatës, Edon Govori.
Zana Sokoli, këshilltare për planifikim hapësinor dhe urban në UN Habitat, Kosovë, flet për pjesëmarrjen e Mitrovicës së Jugut në garë për çmimin për planifikim të qëndrueshëm urban.
Për projektin e radhës të ETEA-s dhe QHPSM "Biblioterapia", në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin, Shkurtë Bajgora, psikologe dhe Velsa Shabani, psikologe.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























