“Fernandinho më i rëndësishëm se kurrë për Cityn”
BKT
Sport

“Fernandinho më i rëndësishëm se kurrë për Cityn”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se kapiteni Fernandinho është më i rëndësishëm së kurrë për skuadrën e tij.

Edhe pse 36-vjeçari nuk ka pasur minutazh të madhe këtë sezon të garave me ‘qytetarët’, megjithatë, tekniku spanjoll mendon se Fernandinho ka sjellë përvojë dhe ndikim te madh në suksesin e Cityt.

“Jam më se i kënaqur me paraqitjet e tij. Ju e dini mendimin tim për Fernandinhon”, deklaroi Guardiola, transmeton RTKLive.com.

“Kur ai erdhi këtu luantë rregullisht. Ai tani është 36-vjeç dhe ai luan minutat që duhet t’i luajë. Ai gjithmonë është pozitiv".

“Ai luftoi shumë në fillim për të gjetur formën. Ai tani në stërvitje jep maksimumin e tij”, theksoi Guardiola.

Kontrata aktuale e brazilianit me Cityn skadon në fund të sezonit.

I pyetur për të ardhmen e tij, Guardiola tha se “vendimi për të ardhmen e tij do të merret në fund të sezonit”. /RTKLive/