Rohde uron të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor
BKT
Lajme

Rohde uron të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Gjermania për herë të parë ka caktuar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

Manuel Sarrazin, i cili ishte deputet i Bundestagut nga Partia e Gjelbër, u emërua zyrtarisht në këtë post.

Për emërimin në këtë post e ka uruar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se mezi e pret vizitën e tij në Kosovë.

“Stabiliteti dhe perspektiva europiane për Ballkanin Perëndimor janë prioritete të larta të nivelit strategjik për Gjermaninë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Nga viti 2004 deri në 2008 Sarrazin ishte anëtar i Parlamentit Shtetëror të Hamburgut.

Sarrazin ishte edhe anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Komisionit për Punë të Jashtme. Ai ishte zëdhënës i grupit të tij parlamentar për politikën e Europës Lindore.

Katër emisarë nga shtete të fuqishme dhe BE-ja janë emëruar për Ballkanin Perëndimor. Gabriel Escobar nga SHBA, Miroslav Lajçak nga Bashkimi Europian, Sir Stuart Peach nga Mbretëria e Bashkuar dhe së fundmi Manuel Sarrazin nga Gjermania.


MË SHUME NGA Lajme